Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak ka theksuar se çdo ditë janë në kontakt me institucionet e Kosovës dhe të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill edhe në Kosovë.
Lajçak: Duhet të gjendet opsioni për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Ai tha për RTK-në se dita e zgjedhjeve po afrohet, andaj shumë shpejt duhet të arrihet një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila nuk do të cenonte kushtetutshmërinë e Kosovës dhe do t’u mundësonte serbëve të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Madje, Lajçak thotë se një marrëveshje e tillë do të krijonte atmosferë tjetër në dialogun e nivelit të lartë politik, që sipas tij pritet të vazhdojë pas zgjedhjeve serbe.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

