LAJME

Lajçak dhe Peach takohen në Mynih, diskutime për Ballkanin dhe marrëdhëniet bilaterale

Lajçak dhe Peach takohen në Mynih, diskutime për Ballkanin dhe marrëdhëniet bilaterale
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2024, 10:40

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Mynih ku po mbahet konferenca e sigurisë, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Lajçak në një postim në “X” ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit.

“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach. Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.

Me Lord Stuart Peach dy ditë më parë ishte takuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas komunikatës nga zyra e Kryeministrit, thuhej se në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit”, thuhej në komunikatë.

Tre muaj më parë, Lord Stuart Peach kishte qëndruar për vizitë në Kosovë. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika