LAJME

Lajçak dhe Palmer vizitojnë Kosovën me 31 maj

Lajçak dhe Palmer vizitojnë Kosovën me 31 maj
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2021, 16:30

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor 2021.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, ai do të takohet me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schwarz.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së.

Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SH.B.A.-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer.Ata së bashku do t’i drejtohen mediave të Martën, 1 Qershor, në 10:45 në zyrën e BE-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika