VENDI

Lajçak: Brukseli të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajçak: Brukseli të mbajë premtimin për  liberalizimin e vizave për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2022, 15:16

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka mbështetur sot qëndrimin e kreut të komisionit të punëve të jashtme të Bundestagut gjerman se Brukseli duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe të vendosë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Jam plotësisht dakord me vlerësimin tuaj”, tha Lajçak në Twitter, duke iu përgjigjur Michael Roth, i cili më parë shkroi se BE-ja duhet “të mbajë premtimet e saj: të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika