• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, January 27, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Lajçak: Brenda muajsh mund të arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi

tvprizreni by tvprizreni
March 2, 2021
in LAJME, VENDI
0
Lajçak: Brenda muajsh mund të arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi
0
SHARES
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takoi në Prishtinë të gjithë liderët kryesorë politikë e krerë institucionesh. Ai e bëri të qartë se për BE-në dialogu Kosovë-Serbi është prioritet.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha në Prishtinë se ai pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet edhe brenda muajsh. Këto komente Lajçak i bëri pas takimeve që zhvilloi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Lajçak: Kosova dhe Serbia që vendosin se sa shpejt duan të procedojnë

“E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e po e përsëris se ky proces do të mund të përmbyllet brenda disa muajve, nuk kërkon vite që të arrihet marrëveshja. Por, ne nuk jemi ata që po nxitojmë ose ata që e ngadalësojnë procesin. Janë Kosova dhe Serbia që vendosin se sa shpejt duan të procedojnë. Nëse duan të takohen në baza mujore, ne jemi aty. Nëse ata duan të takohen në baza javore, ne jemi këtu për të ndërmjetësuar dhe ne nuk na duhen edhe dhjetë vjet të tjera, as pesë vjet të tjera, as tre vjet, nëse ka përkushtim dhe vullnet të palëve”, u shpreh Lajçak.

I dërguari i BE-së, bëri të qarta pritshmëritë: BE-ja pret që klasa politike në Kosovë të jetë unike dhe ta kuptojë rëndësinë e dialogut me Serbinë. Ai siguroi, se procesi i dialogut është në koordinim të plotë edhe me Shtetet e Bashkuara. “Jam i lumtur të them se pas ardhjes së administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, ky bashkëpunim nuk mund të jetë më i ngushtë sesa është. Ne po punojmë ngushtë në baza ditore, me partnerët tanë amerikanë dhe miqtë dhe ne e ndajmë qëllimin e njëjtë që është e ardhmja evropiane për Kosovën dhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Miroslav Lajçak.

Vjosa Osmani kërkon qasje të re

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nga ana e saj, tha se institucionet e reja të Kosovës sapo të krijohen do të angazhohen në dialog, por me një qasje të re. Sipas saj, synim kryesor është që të ketë trajtim të barabartë në dialog dhe njohjen e ndërsjellë si akt final të marrëveshjes.

“Qasja e re nënkupton që ne asesi nuk mund ta pranojmë që çështja e kufijve, sovraniteti, rregullimi kushtetues i Kosovës të bëhen pjesë e negociatave, sepse ato negociata kanë përfunduar në vitin 2008, nën mandatin e Marti Ahtisarit. Kosova ka bërë shumë koncesione, sa e kanë sjellë buzë jofunksionalitetit. Nuk është tema se çfarë mund të japë sërish Kosova, por se si BE-ja mund t’ia japë përfitimin Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE”, tha Vjosa Osmani, duke shtuar se ajo ka kërkuar nga Lajçak, që pas konstituimit të institucioneve të reja, t’u ofrohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut dhe të shihet se në çfarë faze janë zbatuar ato dhe çfarë mund të bëhet.

Albin Kurti: Muk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak mbrëmë vonë takoi liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin. Ky i fundit që është edhe kandidat për postin e kryeministrit të Kosovës, tha se “nuk është kundër bisedimeve me Serbinë, por kërkon që ato të jenë parimore dhe të përgatitura mirë”.

“Unë e shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë. Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi mirëpo unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut edhe për Bashkimin Evropian, për Kosovën, për Serbinë dhe për rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mire, të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, u shpreh Albin Kurti, pas takimit. Sipas Kurtit nuk mund të ketë një datë të saktë për rifillimin e dialogut sepse, fillimisht duhet krijuar qeveria e re e Kosovës.

I ngarkuari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, takoi edhe kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe udhëheqësit e partive politike, atë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Pas vizitës në Kosovë, Mirosllav Lajçak udhëton për në Beograd ku çështja e dialogut me Kosovën do të jetë pjesë e bisedave me autoritetet serbe./DW

Download WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
Free Download WordPress Themes
lynda course free download
download lava firmware
Free Download WordPress Themes
udemy free download
Previous Post

Grenell: Kurti është antiamerikan, Bideni ta ndalë

Next Post

Suspendohet nga detyra drejtori i KPK-së, Lavdim Krasniqi

Next Post
Suspendohet nga detyra drejtori i KPK-së, Lavdim Krasniqi

Suspendohet nga detyra drejtori i KPK-së, Lavdim Krasniqi

Të Fundit

Suhareka në pulla postare të Kosovës

Suhareka në pulla postare të Kosovës

January 27, 2023
Moti i ftohtë me ngrica, temperatura dire -11 gradë Celsius

IHMK: Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore

January 27, 2023
AAK i kandidon për deputetë tetë persona me aktakuza

AAK-ja me video akuzon Qeverinë për punësime familjare

January 26, 2023
SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

January 26, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Suhareka në pulla postare të Kosovës

Suhareka në pulla postare të Kosovës

January 27, 2023
Moti i ftohtë me ngrica, temperatura dire -11 gradë Celsius

IHMK: Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore

January 27, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.