LAJME

Labi premton 500 euro ose një udhëtim në Turqi për punëtorin e pastrimit që iu rreziku jeta

Labi premton 500 euro ose një udhëtim në Turqi për punëtorin e pastrimit që iu rreziku jeta
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2022, 16:03

Këngëtari Labinot Tahiri ka premtuar një udhëtim në Turqi ose para në vlerë 500 euro për punëtorin e kompanisë “Ekoregjioni”, që iu rrezikua jeta në vendin e punës.

Tahiri tha se fillimisht kur i ka parë pamjet e punëtorit të lënduar nuk e ka ditur se është rast në Kosovë.

Ai i ka bërë thirrje Gentianit që t’i shkruaj për t’ia lënë numrin e telefonit.

“Një respekt i veqant për këtë puntor dhe shumë puntor të tjerë në këtë vend. Kur e kam parë para disa dite në një foto , kam menduar se është nga ndonje vend tjetër jashtë Kosovës, dhe kam menduar se sikurse nga njeherë shoqeria bejnë gjeste mes vete sa për ndonje video si ne kohet e fundit që po i bejnë për klikime….! Po ta dija që ishte në Kosovë, njejtë do të shkruaja si tani dhe do të veproja duke i thënë: “Ti zotri; ke një Moral të fortë për punën që bëni”, shkroi ai.

Postimi i plotë:
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika