Këngëtari sapo ka dhënë njoftimin.
Përmes rrjeteve sociale, Labi tha se ka dhuruar dy mijë euro për të helmuarit në qytetin e Deçanit shkaqet e të cilit mbeten të pazbuluara.
Krahas njoftimit për shumën e parave të dhuruara artisti i njohur që njihet edhe si bamirës tha se ndjen keqardhje për të helmuarit.
“Të dashur qytetarë, ndjejë keqardhje për të helmuarit në Deçan! Ne jemi me ju në këto momente, dhe nesër do të ndajë 2000€ për të prekurit ku së paku të kenë mundësi për të blerë ndonjë medikament!”, tha ndër të tjera Labinot Tahiri.
Postimi i plotë i këngëtarit:
PËR DEQANIN 🇦🇱🖐🏻
Të dashur qytetarë, ndjejë keqardhje për tê helmuarit në Deqan!
Ne jemi me ju në këto momente, dhe nesër do të ndajë 2000€ për të prekurit ku së paku të kenëmundesi për të blerē ndonjë medikament! Këto janë për fillim mundesitë tona.
Zoti qoftë me ju, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë🇦🇱.