Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Arsim të Kosovës (KEC), ku Pupovci ka qenë drejtor ekzekutiv, ndërsa ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas emërimit si zëvendësministër.
“Prej sot z. Pupovci do të vazhdojë ta ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, thuhet në njoftimin e KEC-it.
Me këtë rast Bordi ka emëruar si ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv Petrit Tahirin, i cili tash e 15 vjet është pjesë e KEC-it.