Çmimet e naftës dhe të benzinës janë ende të larta për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që filloi më 24 shkurt.
Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vendet e tjera.
Sipas një infografike të publikuar në REL, Kosova importon më së shumti naftë nga Arabia Saudite. Për dy javë, Kosova ka blerë nga ky shtet gati 20 milionë litra derivate.






