Në vitin 2019, zviceranëve iu desh të shpenzonin më shumë se 155 euro në një shportë mallrash që kushtojnë mesatarisht 100 euro në 27 vendet e BE-së, ose 173 franga me normën mesatare të konvertimit.Kjo do të thotë që niveli i çmimeve qëndroi në 155.2 pikë, krahasuar me 100 në Bashkimin Evropian.Në të njëjtën kohë, një austriak duhej të shpenzonte vetëm 114 €, një gjerman 111 €, një francez 109 € dhe një italian 100 €, sipas krahasimit ndërkombëtar.
Disa produkte dhe shërbime janë veçanërisht të shtrenjta në Zvicër.
Një banor i Zvicrës do të paguajë 302 € për shërbimet spitalore krahasuar me 100 € në BE. Arsimi (270) dhe mishi (231) janë gjithashtu më të kushtueshëm.Mjetet personale të transportit, si dhe pajisjet kompjuterike dhe audiovizive janë mesatare për kontinentin. Sidoqoftë, mobiljet, qilimat dhe mbulesat e tjera të dyshemesë kushtojnë pak më pak në Zvicër (94.4).
Në lidhje me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), Zvicra është vendi më i shtrenjtë për sa i përket nivelit të çmimeve. Me 155.2 pikë, ajo është përpara vendeve të tjera të kushtueshme evropiane si Islanda (152.5 pikë) dhe Norvegjia (147.6), përcjell albinfo.ch.Nga ana tjetër, Turqia regjistron nivelin më të ulët të çmimeve (44.4), pasuar nga Maqedonia e Veriut (45.6) dhe Shqipëria (50.0).