Home LAJME Ky është projekti për Spitalin e Prishtinës

Ky është projekti për Spitalin e Prishtinës

0
Ky është projekti për Spitalin e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar pamjet se si pritet të duket ky spital, në të cilin siç ka thënë, do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura.

“U mblodhëm në tryezë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Rifat Latifi, Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila AlShamsi, Koordinatorin e TIKA-s Turke në Kosovë, z. Cihan Dinçer dhe miq e partnerë të tjerë për të shpalosur ‘Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’, të realizuar nga Kompania ICME”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here