VENDI

Ky është polici i Kosovës që humbi jetën në Velipojë

Ky është polici i Kosovës që humbi jetën në Velipojë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Gusht 2021, 16:05

Sot në media është raportuar se ka vdekur një 59 vjeçar nga Kosova në plazhin e Velipojës.

Lajmin për vdekjen e kosovarit, Hasan Hysenaj e ka konfirmuar edhe Komuna e Shtimës me një telegram ngushëllimi ku kanë bërë të ditur se i ndjeri ka qenë zyrtar policor.

Komuna e Shtimës shprehë ngushëllime për familjarët, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij,

Njoftimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E POLICIT HASAN HYSENAJ
Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë.
Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!
Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika