Një person vdiq dhe dy të tjerë mbetën të lënduar në një aksident mes kamionit dhe një veture që ndodhi sot në Zhur të Prizrenit. Personi që humbi jetën ishte pasagjer i veturës që u godit nga kamioni, shoferi i së cilit tashmë është arrestuar.
Burimet bëjnë me dije se pasagjeri i veturës që vdiq në këtë aksident është Dzumo Ibrahimi, 63-vjeçar nga komuniteti goran. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda kanë pësuar edhe dy persona të tjerë, që tashmë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
I dyshuari për këtë aksident B.K., 37-vjeçar pas arrestimit është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.





