LAJME

Ky është personi i dyshuar për grabitjet e fundit në Prishtinë, policia e shpall në kërkim

Ky është personi i dyshuar për grabitjet e fundit në Prishtinë, policia e shpall në kërkim
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Dhjetor 2020, 18:25

Policia e Kosovës është në kërkim të një 19 vjeçari, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e disa grabitjeve ditëve të fundit në Prishtinë.

19 vjeçari, Riad Sopjani është shpallë në kërkim nga ana e policisë, andaj inkurajohen të gjithë ata që kanë informacionet lidhur me vendndodhjen e tij, të kontribuojnë në kapjen e tij.

“Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë. Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika