LAJME

Ky është momenti kur vrasësit të Donjeta Pajazitajt i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

Ky është momenti kur vrasësit të Donjeta Pajazitajt i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Maj 2021, 15:20

Burgim i përjetshëmGjykata Themelore e Ferizajt e shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.
Më poshtë, momenti kur gjyqtari shpall aktgjykimin.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika