Sot, rreth orës 9:30, në rrugën “Brigada 125” në Prizren, tek sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës lëndohet rëndë i riu ,Astrit Krasniqi, nga Hoça e Qytetit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policinë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se personi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.
Edhe faqja “Hoqa në diasporë” përmes një shkrimi ka njoftuar për rastin tragjik, ku humi jetën i riu nga ky fshat.
Shkrimi i plotë:
Me dhimbje te thelle njoftojmë vendasit miqte dhe dashamiret se ka ndrruar jete Astrit Hasan Krasniqi.
Per kohen e varrimit do ju njoftojme ne kohe.
Lusim Krijuesin e Meshirshem qe Astritin ta bej nga banorët e xhennetit.
Ngushëllimet me te sinqerta per familjaret e Astritit, Lusim Allahun qe tu jep force e durim qe ta perballojne dhimbjen, dhimbje e cila na ka preke thelle te gjitheve ne stafin tone.