LAJME

Haxhiu e ambasadori i OSBE-së diskutojnë për barazinë gjinore e lirinë e medias

Haxhiu e ambasadori i OSBE-së diskutojnë për barazinë gjinore e lirinë e medias
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2026, 17:45

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka biseduar për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore.

 

Përmes një postimi, Haxhiu bëri me dije se vëmendje e veçantë, i është kushtuar agjendës parlamentare për barazinë gjinore, si dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

“Diskutuam për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore. Vëmendje të veçantë i kushtuam agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Haxhiu njoftoi se me ambasadorin McGurk kanë diskutuar edhe për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe mundësitë për mbështetje në këto fusha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika