Një incident i rëndë ka ndodhur të premtën në një lokal në fshatin Tërpezë të Malishevës, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Për motive akoma të panjohura, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi tjetër, i cili për pasojë ka mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është 32-vjeçari Kushtrim Zekaj, i cili me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48-orë.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka dorëzuar në Polici një armë me gaz me shtatë fishekë dhe një gëzhojë fisheku me gaz, të cilat dyshohet se janë përdorur në rastin e plagosjes.





