Kosova dhe Serbia sot kanë arritur marrëveshje lidhur me targat. Marrëveshja është arritur pas takimeve në Bruksel.Sipas kësaj marrëveshje, njësitet speciale të policisë dhe bllokadat e vendosura në rrugët që dërgojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak duhet të largohen prej aty jo më vonë se në orën 16:00 të së shtunës.
Ky është afati deri kur duhet të hiqen Njësia Speciale dhe bllokadat në veri

“Njësitet speciale të Polcisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga datë 2 tetor, 2021 në orën 8:00 deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë Bërnjak”, thuhet në marrëveshje.
Ndryshe, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kuftitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

