LAJME

Kuvendi zgjodhi dy anëtarë të KGJK-së dhe një anëtar të bordit të RTK-së

Kuvendi zgjodhi dy anëtarë të KGJK-së dhe një anëtar të bordit të RTK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2022, 15:42

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur dy anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës nga komuniteti serb, ndërsa dështoi të zgjidhet një anëtar nga komunitetet tjera jo shumicë, rrjedhimisht për këtë pozitë do të rishpallet konkursi.

Për pozitën e një anëtari të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve nga komuniteti serb u zgjodh Nikolla Kabashiq, ndërsa për pozitën e një anëtari në KGJK nga radhët e jo gjyqtarëve u zgjodh Adriana Miletiq.

Në seancën e sotme, Kuvendi zgjodhi edhe Birol Urcan në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë. /kp/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika