Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot. Arsyeja ka të bëjë me vazhdimin e seancës plenare. Seanca, pritet të fillojë në ora 13:00.
Kuvendi vazhdon seancën plenare, këto pika të papërfunduara shqyrtohen sot

Këto janë pikat e rendit të ditës:
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022:
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022:
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
- Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

