LAJME

Kuvendi thotë se kurseu afro 2.5 milionë euro për një vit

Kuvendi thotë se kurseu afro 2.5 milionë euro për një vit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2022, 17:59

Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ky institucion në 12 muajt e fundit ka kursyer afro 2.5 milionë euro nga shpenzimet e ndryshme.

Sipas Kërçelit, mjetet që i janë kthyer buxhetit të Kosovës nga pagat dhe mëditjet kapin shifrën e 864 mijë e 992 euro e 38 cent.

Më tej, ai bëri publike edhe kursimet që janë bërë në mallra dhe shërbime, ku buxhetit të Kosovës nga kjo kategori i janë kthyer 681 mijë e 287 euro e 28 cent.

Tutje, Kuvendi i Kosovës i ka kthyer në buxhetin e shtetit edhe 130 mijë e 200 euro për subvencione dhe transfero si dhe 732 mijë e 933 euro për shpenzime kapitale, ku Kërçeli tha se 50 për qind e kësaj shume është siguruar si donacion.

Pra, totali i kursimeve nga pagat dhe shpenzimet e tjera, sipas Kërçelit, është 2 milionë e 479 mijë e 479 euro dhe 67 cent.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika