Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë seancën e radhës plenare.
Kuvendi të enjten mban seancën e radhës plenare

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se në këtë seancë do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, përcjell Klankosova.tv.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 13:00, nuk u mbajt në mungesë të kuroumit. Megjithatë, në bazë të vendimit të seancës së kaluar, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 15 qershor 2023, në orën 11:00, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158. Më pas, ndo të vijohet me shqyrtimin e pikave nga seancat e papërfunduara”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

