Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen për të shqyrtuar buxhetin 4-miliardësh për vitin 2026.
Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026 ishte në rend dite në seancën e mbajtur të premten, mirëpo partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë shmangien nga afatet për ta shqyrtuar atë në parim.
Partitë opozitare kundërshtuan shqyrtimin me urgjencë të këtij projektligji, duke kërkuar së paku tri ditë për ta analizuar materialin prej 700 faqesh që u është përcjellë nga ekzekutivi gjatë ditës së premte.





