LAJME

Kuvendi njofton për seancën e nesërme, ky është rendi i ditës

Kuvendi njofton për seancën e nesërme, ky është rendi i ditës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Gusht 2026, 14:56

Kuvendi i Kosovës ka dërguar një njoftim me rendin e ditës për seancën konstituive e cila do të mbahet nesër në orën 10:00.

Në njoftimin e drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun thuhet se fillimisht në ketë seancë do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Pas kësaj deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, pastaj do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pika e fundit është zgjedhja e nënkryetarëve. Për këtë çështje mjafton shumicë e thjeshtë në Kuvend.

Ende nuk dihet nëse nesër do të mbahet edhe një seancë për formimin e Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve.

Takimi treorësh i të martës në mes të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk u finalizua me marrëveshje partiake për formim të institucioneve. Megjithatë, të dy udhëheqësit kanë lënë të hapur mundësinë e diskutimit për të ardhmen. Kurti ka thënë se ka interesim për bashkëpunim me LDK-në “për progres të përshpejtuar”, ndërsa Abdixhiku u shpreh se LDK-ja synon “balancë institucionale” ku një parti nuk i mban të gjitha postet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika