- Reklama -

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim policit Afrim Bunjaku

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e sotme me një minutë heshtje në nderim të heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës më 24 shtator të këtij viti, si pasojë e një sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka ftuar të gjithë deputetët që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të Bunjakut.

- Reklama -

“Në emër të Kuvendit të Kosovës dhe të grupeve parlamentare, kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për rënien e heroit tonë, Afrim Bunjaku, rënien e rreshterit të Policisë së Kosovës në detyrë” – deklaroi Konjufca.

Një sulm fillimisht me armatim të rëndë ishte kryer ndaj një patrulle kufitare rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës. Një polic kufitar Afrim Bunjaku u vra nga ky sulm e një polic tjetër u plagos.

Pasi u mor informacioni për sulm ndaj policisë grupi terrorist u bart në Banjskë dhe u vendos në Manastirin e Banjskës. Për disa orë ata sulmuan policinë e më pas u arratisën.

Policia në bastisjet që ka kryer në shtëpi private përreth manastirit gjeti dhjetëra armatime.

Deri më tani të dhënat zyrtare flasin për 8 të arrestuar, përfshirë edhe pjesëtarë të grupit terrorist dhe 3 nga i njëjti grup të vrarë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort