Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e ndryshimeve buxhetore për vitin 2026, të propozuara nga Qeveria e Kosovës. Kjo seancë është paraparë të nisë në orën 12:00.
RTK merr vesh se Qeveria, në projektligjin që i ka dërguar Kuvendit, parasheh shumën prej 122 milionë eurosh për Programin e Ringjalljes Ekonomike, si dhe mundësinë e sigurimit të deri në 30 milionë eurove nga dividendët e ndërmarrjeve publike. Këto mjete do të kalojnë në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve. Ky është ndryshimi i parë buxhetor që Qeveria kërkon nga Kuvendi, në më pak se dy muaj që nga miratimi i buxhetit të këtij viti.




