Home LAJME Kuvendi ia heq imunitetin Sali Berishës, hapet rruga për arrestimin e tij

Kuvendi ia heq imunitetin Sali Berishës, hapet rruga për arrestimin e tij

0
Kuvendi ia heq imunitetin Sali Berishës, hapet rruga për arrestimin e tij
Bildnummer: 56827039 Datum: 05.01.2012 Copyright: imago/PanoramiC SALI BERISHA (Premierminister Albanien) in Paris GerardRoussel/PANORAMIC PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL People Politik Porträt FRA x1x xkg 2012 quer 56827039 Date 05 01 2012 Copyright Imago Panoramic Sali Berisha Prime Minister Albania in Paris GerardRoussel Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL Celebrities politics Portrait FRA x1x xkg 2012 horizontal

Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit. Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, me 75 votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, pas kërkesës së SPAK-ut për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “Arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv.

Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi.

As protesta jashtë parlamentit dhe as kaosi në seancën plenare nuk e ndalën mazhorancën që t’i hiqnin imunitetin kryetarit të opozitës.

Tashmë, pas këtij vendimi të Kuvendit, SPAK ka rrugë të lirë për t’i bërë kërkesë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për llojin e masës së sigurisë, nëse do të jetë arrest shtëpie apo arrest me burg.

Berisha akuzohet se ka kryer veprime konkrete, si kryeministër, me miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi përmes privatizimit të pronës shtetërore- kompleksi sportiv Partizani. Përgjatë gjithë retorikës së tij, ish-kryeministri ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si politike./ A2News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here