Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen e jashtëzakonshme e cila do të mbahet më 14 shtator 2023, ditë e enjte.
Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00.
Ftesën dhe të gjitha propozim dokumentet që do të shqyrtohen në këtë mbledhje mund t’i gjeni në këto vegëza:
Rend dite i Kuvendit: https://kk.rks-gov.net/…/Rend-dite-Kuvendi-i-Komunes.pdf
Materiali i Kuvend: https://kk.rks-gov.net/…/Materiali-i-mbledhjes-se…
Mbledhja është e hapur për publikun, thuhet në njoftim.