LAJME

Kuvendi i Kosovës zgjedh Ahmet Ismailin guvernator të BQK-së

Kuvendi i Kosovës zgjedh Ahmet Ismailin guvernator të BQK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2023, 00:20

Me 56 vota për Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sonte Ahmet Ismailin guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.Kundërkandidati i tij, Lulzim Ismajli, ka marrë 4 vota.

Me votim të fshehtë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në orët e mbrëmjës për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Konstatoj që Kuvendi i Kosovës e zgjedh zotëriun Ahmet Ismalin si guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës”- tha Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit.

Sipas procedurave, emri i guvernatorit të BQK-së do të shkojë për dekretim të presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Më 7 prill 2023, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i kishte rekomanduar Kuvendit që procesi të kthehej në pikën zero. Ky rekomandim nuk ka shkuar në seancë për votim.

Pavarësisht kësaj BQK-ja kishte shpallur konkursin e dytë për guvernator të BQK-së.Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere të hënën ka votuar listën me dy kandidatë për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli të dalë nga konkursi i dytë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika