LAJME

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentativën e 20-të

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentativën e 20-të
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2025, 11:23

Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua as në tentativën e 20-të.

Edhe në seancën e sotme, e cila tashmë përfundoi, deputetët nuk arritën që të procedojnë tutje.

Vetëvendosje insistoi në procesin e votimit të fshehtë, që nuk kaloi as sot, pasi partitë e tjera nuk propozuan emra për komision.

Kësisoj, kryesuesi Avni Dehari, e ndërpreu seancën, për ta vazhduar të radhës pas 48 orësh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika