Kuvendi i Kosovës do të mbaj sonte seancëplenare duke nisur nga ora 19:00.
Besnik Tahiri, shef i Grupit parlamentar të AAK-së, tha pas mbledhjes së Kryesisë se gjatë kësaj seancë së pari do të formohen komisionet parlamentare, pastaj si pikë e dytë do të jenë ndarjet buxhetore dhe pikë e tretë do të jetë rezoluta për krerët e UÇK-së që janë në Hagë.
Tahiri ka deklaruar se në seancën e sotme nuk do të jenë për votim marrëveshjet ndërkombëtare.
Në mbledhjen e Kryesisë janë bërë ndarjet e komisioneve parlamentare. Numrin më të madh të tyre, përkatësisht 9 sosh, do t’i kryesojë Lëvizja Vetëvendosje, tri Partia Demokratike e Kosovës, dy Lidhja Demokratike dhe komunitetet nga një.
Kështu ka njoftuar kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.
Ajo ka shprehur bindjen se nuk do të ketë vonesa në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Nuk do humbim asnjë afat. Ka pasur komunikim Qeveria me Bankën Botëtore” – tha ajo kur u pyet se çka do të bëjnë meqenëse marrëveshja ndërkombëtare me Bankën Botërore me vlerë 90 milionë euro ka datën e skadencës nesër.