LAJME

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët me 28 nëntor

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët me 28 nëntor
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2022, 18:21

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca gjatë qëndrimit në Tiranë ka takuar homologen e tij Lindita Nikolla, ku dhe kanë bërë të ditur se dy kuvendet ajo e Kosovës dhe Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët me 28 nëntor kur shënohet edhe dita e Flamurit.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla theksoi se kanë diskutuar edhe për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve në muajin nëntor, në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë.

Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti ka mbajtur dy mbledhje të përbashkëta me qeverinë shqiptare.

Mbledhja e fundit në Prishtinë u mbajt në qershor të këtij viti, kurse ajo e parafundit më 26 nëntor në Elbasan.

Në mbledhjen e përsbashkët në Prishtinë në qershor janë nënshkruar 19 marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika