Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet më 23 prill 2024 ditë e martë.
Mbledhja do të mbahet për shkak të bartjes së mjeteve nga të hyrat vetanake të rritura nga ato të planifikuara të vitit 2023, në vitin 2024.
Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00.
Materiali i Kuvendit dhe rendi i ditës Ftesa-rend-dite-per-mbledhjen-23.04.2024-Kuvendi