Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet më 23 prill 2024 ditë e martë.
Mbledhja do të mbahet për shkak të bartjes së mjeteve nga të hyrat vetanake të rritura nga ato të planifikuara të vitit 2023, në vitin 2024.





