- Reklama -

Kuvendi i 31 janarit, Abdixhiku: Do të dalim më të bashkuar, pa llogaritur fatin tim politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se Kryesia e LDK-së ka vendosur që Kuvendi i partisë të thirret më 31 janar, pas mbledhjes së mbajtur sot.

Sipas Abdixhikut, vendimi është marrë pas një diskutimi të hapur dhe të përgjegjshëm brenda Kryesisë, duke theksuar se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe vendi ku, sipas statutit dhe traditës demokratike të LDK-së, trajtohen çështjet më të rëndësishme.

- Reklama -

“LDK i zgjidh çështjet e brendshme në organet e saj dhe para delegatëve të zgjedhur. Me rregull, me transparencë dhe me respekt për anëtarësinë,” ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se, ndryshe nga praktikat e tensionit dhe gjuhës përçarëse në politikë, LDK ka zgjedhur maturinë, qetësinë dhe dialogun e gjerë, duke e cilësuar debatin si të shëndetshëm, ndërsa përçarjen pa debat si të dëmshme.

Kryetari i LDK-së ka vlerësuar se Kuvendi i 31 janarit nuk duhet parë si krizë, por si një mundësi për reflektim, bashkim dhe forcim të mëtejmë të partisë.

“LDK ka kaluar shumë sfida dhe gjithmonë ka ruajtur boshtin e saj: demokracinë, dinjitetin dhe besimin te anëtarësia. Edhe kësaj here do të dalim më të bashkuar,” ka theksuar ai, duke shtuar se vendimet do të merren pa llogaritur interesa apo fate individuale.

Abdixhiku ka nënvizuar se LDK nuk i shmanget përgjegjësisë, veçanërisht në momente të vështira, pasi, sipas tij, kjo parti është ndërtuar mbi parimin e shërbimit dhe përgjegjësisë ndaj një ideali më të madh.

Në përfundim, ai ka shprehur bindjen se pas 31 janarit, LDK do të ecë përpara më e qartë, më e bashkuar dhe më e përgatitur për sfidat politike që e presin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort