Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurimin shëndetësor.
Për këtë projektligj kanë votuar 65 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërkohë, opozita ka lëshuar sallën pasi nuk ka kaluar mocioni për themelimin e komisionit hetimor parlamentar.