LAJME

Kuvendari i Prizrenit nga Lista Guxo në përkrahje të Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit

Kuvendari i Prizrenit nga Lista Guxo në përkrahje të Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2026, 10:31

Kuvendari i Prizrenit nga radhët e Listës Guxo, Petrit Hoxhaj, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 7 qershor, do ta përkrahë Vjosa Osmanin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Shumë miq nga e gjithë Kosova po më kërkojnë mbështetje për kandidatët e tyre nga LVV në zgjedhjet e 7 qershorit. Mirëpo, unë tashmë e kam marrë vendimin tim politik dhe me shumë bindje po ua them se në këto zgjedhje do ta përkrah Vjosa Osmanin dhe LDK-në me numrin 113. Kjo nuk është vetëm mbështetja ime personale, por edhe e familjes sime të ngushte dhe të gjërë, miqëve dhe shokve të mi,të gjithë së bashku do të jemi krah për krah në karvanin e madh të bashkimit të Vjosa Osmanit me LDK-në” – ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sipas tij, Kosovës i duhet unitet, frymë e re dhe njerëz që punojnë për shtetin, duke respektuar partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë.

“Më 7 qershor, rrugëtimi ynë është i qartë dhe merrë kahje ka LDK” – përfundoi ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika