LAJME

Kuvendari Hoxhaj, kërkon formimin e një komisioni vlerësues për dëmet që iu shkaktuan hajnat disa fermerëve

Kuvendari Hoxhaj, kërkon formimin e një komisioni vlerësues për dëmet që iu shkaktuan hajnat disa fermerëve
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2023, 10:29

Kuvendari Petrit Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar për rastet e fundit të thyerjes së fermave dhe vjedhjes së bagëtive, ku në gjashtëmujorshin e fundit janë thyer rreth gjashtë ferma në fshatrat Kobaj, Vlashnje dhe Zhur.

Hoxhaj duke iu drejtuar kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, ka kërkuar konkretisht nga ai që të krijoi një komision vlerësues duke gjetur zgjidhje pastaj  rreth mënyrës së kompensimit të dëmëve.

Poashtu, një kërkesë tjetër e tij ishte dhe rritja e bashkëpunimit nga ana e komunës me policinë, rreth patrullimit të tyre më të shpeshtë.

“Më lejoni të ju drejtohem në emër të bujqve e fermerëve , të cilët janë të shqetësuar me një fenomen që po ndodh kohëve të fundit në komunën tonë.

Brenda 2 muajve janë thyer 6 ferma ne fshatrat Kobaj, Vlashnje dhe Zhur, ku caku i tyre ishte vjedhja e bagëtive nga hajnat duke i dëmtuar fermat e tyre.

Nuk është hera e parë që po ndodhin këto vjedhje dhe frika e zhgënjimi i fermerëve është duke u rritur në kohen kur Ministria veç se është duke shtuar përkrahjen ndaj blegtorëve.

I nderuar kryetar Totaj,

Fermerët për të ruajtur bagëtitë e fermat e tyre kanë filluar edhe të bëjnë roje për mbrojtjen e pronat e tyre .

Kërkoj që sa më shpejtë të formosh një komision vlerësues dhe të gjej mënyrën për të kompensuar dëmin. Poashtu kërkoj rritjen e bashkëpunimit me policinë duke shtuar sa më shumë patrullimet të policisë gjatë natës .

Mendoj që Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) nuk është duke e bërë punën sa duhet, dhe nuk mjafton veç mbledhje sa për të përmbushur një detyrim ligjor, por duhet punë, shumë punë për tu bërë për të treguar rezultate që janë për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të komunës së Prizrenit.

Ju jeni i pari i kesaj komune dhe përgjegjësia bie mbi ju edhe per sigurinë dhe mbrojtjen e pronës se qytetarëve të komunës së Prizrenit.

Me respekt Petrit Hoxhaj- Anëtar i Kuvendit të Prizrenit”, ka shkruar në fund Hoxhaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika