PRIZRENI ME RAJON

Kuvendari, Faruk Tahiri, kërkon që seanca e jashtëzakonshme për tatimin në pronë të vazhdohet ditën e premte

Kuvendari, Faruk Tahiri, kërkon që seanca e jashtëzakonshme për tatimin në pronë të vazhdohet ditën e premte
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2023, 15:12

Përmes një postimi në facebook, kuvendari i LVV, Faruk Tahiri, ka kërkuar nga kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Berisha- Bytyçi, që të thërras kuvendarët për të vazhduar seancën e jashtëzakonshme për ditën e nesërme, për faljen e tatimit në pronë në vlerë deri në 100 euro, pasi sot dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

“Pas seancës së jashtëzakonshme e cila është thirrur sot nga kryesuesja me iniciativën e kuvendarëve nënshkrues dhe pas mbylljes së seancës për shkak të mungesës së kuorumit, kërkova nga kryesuesja që të thërret vazhdimin e seancës ngase seanca nuk ka marr epilogë dhe si e tillë nuk konisederohet e mbyllur. Andaj pasi që kemi afat edhe nesër, ftoj të gjithë kuvendarët që për të mirën e qytetarëve ta shfrytëzojmë këtë mundësi ligjore për faljen e tatimit në pronë në vlerë deri në 100 euro.

Shpresoj shumë që kjo seancë do ta merr epilogun për të cilën është thirrur.”, ka shkruar kuvendari, Tahiri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika