Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me vendimet e dy shkallëve të gjyqësorit për vendimin e saj që i detyron 1300 biznese që të dalin në treg të hapur.
Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e PDK-së kundër liberalizimit të tregut energjetik

Në njoftimin e ZRRE-së thuhet se ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
“ZRRE-ja vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
ZRRE-ja në mars të vitit të kaluar pati njoftuar se nga 1 qershori i vitit 2025 rreth 1300 biznese do të dalin në treg të lirë të energjisë, duke detyruar që vet të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar nga ky institucion. Vendimi u pat atakuar në gjykata nga bizneset dhe një vendim i shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, pati vendosi në favor të ZRRE-së, duke mos shtyrë ekzekutimin e daljes në treg të lirë të bizneseve./koha/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




