LAJME

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2024, 12:06

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për arrestimin e një personi, që dyshohet për vjedhje të kryer në janar të këtij viti.

Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit dhe ka kërkuar që kushdo që ka informata që mund të çojnë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, ta kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar, 2024. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e PK’së.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika