LAJME

Kush janë emrat që po lakohen si zëvendësues të Rifat Latifit, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë?

Kush janë emrat që po lakohen si zëvendësues të Rifat Latifit, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë?
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2022, 17:52

Dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë ka ngritur menjëherë dilemën se kush mund të jetë pasues i tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pesë emra po lakohen si të mundshëm në zyrën e kryeministrit Kurti.

Emri i Driton Velës është një nga ata që po lakohet në ekzekutivin e Kosovës.

Rikthimi i Arben Vitisë po ashtu është i mundshëm dhe se kthimi i tij në krye të shëndetësisë kosovare mund të ndodhë me disa kushte të vëna nga ai.

Agreta Deca nga SHSKUK po ashtu është pjesë e kombinimit.

Pozita e të parit të shëndetësisë kosovare mund t’i takojë edhe Partisë Guxo. Burim Meta publikisht sapo ka kërkuar që këtë pozitë ta marr partia e tij. Vetë Meta thuhet se mund të jetë një nga emrat e Guxo për këtë pozitë.

Nga Guxo emër i mundshëm për ministre të Shëndetësisë është edhe Jeta Statovci, e shkolluar jashtë vendi në drejtimin “Ekonomi dhe Politika Shëndetësore” dhe Haxhi Avdyli, neurokirurg dhe deputet i Guxo. /Indeksonline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika