- Reklama -

Kush ishte prof. Ridvan Hoxha, i cili sot ndërroi jetë?

Ridvan Hoxha, u lind në vitin 1954 në fshatin Zhur, shkollë fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën normale e kishte kryer në Prizren. Studimet Universitare i kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik – drejtimin e sociologjisë.
Kontribuoj si mësimdhënë dhe drejtor i shkollës fillore “Deshmoret e Zhurit” në Zhur, mësimdhënës dhe drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni”në Prizren. Ka qenë aktiv në jetë publike-institucionale në nivelin komunal (2000-2010).

Ai ishte një nga themeluesit e degës së LDK-së dega në Zhur dhe ishte njëri nga veprimtarët më të palodhshëm në situata të vështira, njeri i drejtë dhe i guximshëm.

- Reklama -

Në vitet 1992-1999 (vitet e egra të okupimit serb-komunist), në periudhën kohore kur sistemi arsimor i Kosovës dhe shkolla shqipe ishin të atakuara dhe synohej zhbërja e tyre, ishte Kryetar i Aktivit të Drejtorëve të shkollave Fillore dhe të Mesme të Komunës së Prizrenit. Duke qenë në këtë pozicion, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë kontribuoj në organizimin e formave të ndryshme të rezitencës, duke përfshirë edhe protestat në mbrojtje të shkollës shqipe dhe në organizimin e sistemit arsimor shqiptar në vitet (1990-1999).

Kontributi i prof.Ridvan Hoxhës ka qenë madhor edhe në jetën sportive, një nga veteranët e futbollit në Zhur, futbollist, trajner dhe drejtues i KF”Vëllazëria” të Zhurit, për shumë vite. Ka kontribuar si drejtues një kohë edhe në KF “Liria” të Prizrenit.
Familjes, miqëve, bashkëpunëtorëve të shumtë në Prizren dhe më gjërë, komunitetit arsimor dhe sportiv, ngushllime.
I Madhi Zot, urojmë ta ketë shpërblyer me Xhenet.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort