- Reklama -

Kush i merr vendimet në familjet shqiptare, burri apo gruaja?

Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i marrin burrat. Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në Euronews Albania, 17.6% e të pyeturve mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin burrat.

Ndërkohë, vetëm 11.1% mendojnë se këtë vendim e merr gruaja. Por një numër i madh shqiptarësh mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin të dy njësoj.

- Reklama -

Ndërsa kur vjen fjala tek arsimimi i fëmijëve, është gruaja e cila merr më shumë vendime me 21.1% dhe burrat me 10.1%. Ndërkohë, që 67.4% e shqiptarëve mendojnë se për arsimimin e fëmijëve vendosin të dy.

Gruaja në familjet shqiptare ka peshë më të madhe lidhur me blerjen e ushqimeve dhe rrobave me 47.4%  dhe burri vetëm 8.7%. Ndërsa, 43.6% e shqiptarëve mendojnë se janë të dy që vendosin.

Sipas këtij sondazhi, babai është përgjegjës për disiplinimin e fëmijëve me 63.8% dhe vetëm 34.5% mendojnë se përgjegjëse është nëna.

Shqiptarët i ndajnë sipas gjinisë edhe edukimin e fëmijëve duke thëne se djemtë duhet të edukohen nga babai dhe vajzat nga nëna me 44.8%. Ndërsa, 34.4% e të pyeturve janë nuk janë dakord me këtë ndarje.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë. /euronews.al

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort