Ditën e djeshme në protestën e dhunshme të zhvilluar në SHBA, nga mbështetësit e “zjarrtë” të Donald Trump, manifestimi i mos rënies dakord të certifikimit të Joe Biden si president, u bë përmes protestave, me pasoja tragjike.Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan.Si pasojë e protestës së dhunshme, 4 persona kanë humbur jetën.
Kush është mafiozi shqiptar, dikur pjesë e ‘Gambinos’ që udhëhoqi protestën pro Trumpit

Mes turmës “lumë” të protestuesve, një ndër organizatorët e saj ishte John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump.
Alite, i veshur me flamurin krenar shqiptar ka dalluar mes turmës.Foto i ka bërë publike vetë ai përmes rrjetit të tij social Instagram, ku edhe ka shkruajtur “SHBA, lufta për këtë!”, duke bërë kështu një thirrje për të gjithë në mënyrë që të bashkohen në protestë.
John Alite, është me origjinë nga Gjirokastra i lindur dhe i rritur ne NYC, i biri i një taksixhiu , i besuari i John Gotti, bosit të organizatës mafioze më të famshme në botë.Dikur pjesë e mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e mposhti më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej gangsterëve më të njohur shqiptar në botë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Pas vendimit të Speciales, Kuvendi i Shqipërisë fton qeveritë shqiptare t’i koordinojnë veprimet

OKB-ja i kërkon Izraelit të mos pengojë hetuesit: Mbi 8 mijë persona dyshohet se janë nën rrënoja

Uashingtoni me politikë të re për Ballkanin: Nuk do të ofrojmë më mjete të pakufizuara për qëllime të papërcaktuara

