- Reklama -

Kusari-Lila: Votimi i diasporës jashtë ambasadave është standard evropian, LDK po tregon paranojë

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zyrtarëve të LDK-së që kundërshtojnë hapjen e qendrave të votimit për diasporën jashtë përfaqësive diplomatike.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se kufizimi i votës për qytetarët jashtë vendit është “një humbje e jashtëzakonshme për demokracinë e Kosovës”.

- Reklama -

“Në një kohë kur qindra mijëra qytetarë kosovarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, çdo vendim që kufizon të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin zgjedhor nuk është vetëm një pengesë administrative; është një humbje e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Shqetësuese dhe paranoike janë deklaratat e zyrtarëve të LDK-së që kundërshtojnë mundësinë e votimit në qendrat jashtë përfaqësive diplomatike, në shkolla, qendra komunitare ose objekte të tjera ku jetojnë dhe mblidhen qytetarët tanë jashtë vendit. Mosmundësimi i kësaj forme votimi përbën një shans të humbur për Kosovën dhe komunitetin tonë jashtë vendit”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, praktika evropiane dhe ndërkombëtare e mbështet fuqishëm këtë formë votimi:

– Turqia, sipas saj, organizon qendra votimi në shkolla dhe qendra komunitare në vendet me diasporë të madhe.

– Rumania dhe Kroacia hapin dhjetëra qendra votimi në vende të ndryshme të botës.

– Moldavia ofron qendra votimi në 45 shtete.

– Edhe vende të BE-së si Franca, Italia dhe Spanja, thotë ajo se kanë modele që lehtësojnë votimin e diasporës pa nevojë udhëtimi në ambasada.

“Vota e diasporës nuk është opsionale, por pjesë thelbësore e legjitimitetit demokratik të Kosovës. Të mohosh këtë mundësi është të mohosh pjesëmarrjen e komunitetit, i cili vazhdon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të vendit tonë” ka deklaruar kryetarja e Alternativës.

Ajo ka kritikuar subjektet që kundërshtojnë hapjen e qendrave të votimit, duke thënë se disa aktorë politikë “frikësohen nga ballafaqimi me vullnetin e qytetarëve tanë jashtë vendit”.

Kusari-Lila ka përsëritur qëndrimin e saj se hapja e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është jo vetëm një standard demokratik, por edhe një mundësi që Kosova të tregojë se respekton të drejtën e çdo qytetari për të vendosur mbi të ardhmen e vendit të vet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort