Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se Agjencia e Metrologjisë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit parasheh ndër tjera edhe verifikimin e njësive matëse të energjisë.
Kusari-Lila: Vetëm sot, 206 kërkesa për verifikim të njehsorëve

Ditën e djeshme, sipas saj, kanë qenë 70 kërkesa për verifikim të njehsorëve elektrikë, ndërsa vetëm sot janë bërë 206 kërkesa.
“Verifikimi vetëm ka filluar tek Agjencia për Metrologji… Çështjet me numrat e njehsorëve nuk kanë të bëjnë me ndryshim deri më tani të vëllimit apo të sasisë së energjisë së matur, por janë të tarifave apo të kohëve tarifore. Prandaj, edhe sipas legjislacionit në fuqi edhe në kuadër të Ministrisë të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, por gjithashtu edhe të Ligjit për Inspektoriatin dhe Mbikëqyrjen e Tregut, këto informacione bashkë edhe me specifikat e analizës do t’i dërgohen tek Zyra e Rregullatorit për t’u marrë pastaj masat” – ka deklaruar Kusari-Lila./Kallxo.com
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

FC Liria rinovon me Ismet Munishin, firmos kontratë trevjeçare

Promovohet romani “Zëri që kurrë nuk u shua – Fetah Bahtiri përballë trashëgimisë së tij” nga autorja, Hyrë Tejeci Murati

Mbi 1 mijë e 700 gjoba dhe 48 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

