Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kosova ka humbur një rreshter, por ka fituar një hero.
Ajo ka thënë se të dielën u shpërfaq një plan i organizuar direkt nga Beogradi, duke shtuar se gjithçka ishte e përgatitur nga kapet e trajnimit të Serbisë.
Sipas saj, skenari parashihte luftë, ndarje dhe destabilitet për Kosovën.
“Kur flitej për të kaluarën ka pasur shumë zëra që e kanë kritikuar Kurtin të mbajë shikimin përpara por ja që historia nëse harrohet, përsëritet. Tre muaj e dhjetë ditë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Vuçiqi dhe Vulini u vra polici Afrim Bunjaku. U kuptua qartë se Serbia as nuk ka ndryshuar dhe është Serbia e Millosheviqit, veç me fushëveprim më të ngushtë. Po e mbyll fjalimin me fjalët e heroit Fehmi Lladrovci ‘Fati im më i madh i jetës është vdekja për lirinë e vendit’”, ka thënë ajo..