LAJME

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2026, 12:32

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ulja apo heqja e TVSH-së dhe akcizës për derivatet do të ndikonte vetëm tek operatori, por jo te konsumatori.

Ajo u është drejtuar deputetëve të opozitës se e kanë provuar më 2016 uljen e TVSH-së dhe se ajo ka treguar se nuk ka pasur efekt për çmimet e produkteve bazë.

“Ka ndodhur edhe një ulje e TVSH në qeverinë Mustafa më 2016 nga 18 në 8 për qind. Cili është bërë vlerësimi, a ka pasur të produkteve, jo. Ju e keni testuar të njëjtin propozim që po e sillni. D.m.th. ulja e TVSH-së ka treguar dy herë tashmë se nuk e ulë çmimin që qytetari që e blen në fund produktin do ta paguajë të njëjtin çmim”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka theksuar se me të hyrat nga akciza në buxhetin e shtetit sigurohet mbulimi i disa prej masave lehtësuese për qytetarë, si shtesat për lehona e fëmijë, shtesa që do të rrezikoheshin sipas saj nëse do të hiqej akciza e derivateve.

“Të hyrat e akcizës për buxhetin e shtetit janë afër 450 milionë euro, nënkuptojnë se në rast të heqjes së akcizës janë mangu 450 milionë euro vjetore, mujore 33 milionë euro. Nëse heq 20 cent nga 37.5 cent nga akciza për derivate i bie afër 20 milionë euro. Ndërsa në projeksionet për rritjet buxhetore është paraparë rritja e shtesave për lehona, për fëmijë, mbrojtja e qytetarëve me pakot për ballafaqimin e inflacionit. Çka po propozoni? Të heqim akcizën. Të ulim TVSH-në dhe cilën ta heqim prej masave. Këto të dyja në burim ndikojnë drejtpërdrejt vetëm tek operatorët”./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika